| Kush jemi? |
|
|
|
Historiku Balkan Host, (më parë i njohur si Tirana Host) është një kompani hostimi e cila ka siguruar shërbime të besueshme dhe tejet cilësore hostimi që prej vitit 2003. Balkan Host u krijua për të thjeshtëzuar procedurat e krijimit të faqeve të internetit si per ekspertët e kësaj fushe ashtu edhe për fillestarët. Ne ofrojmë zgjidhje të fuqishme për faqet e internetit me anë të paketave të vecanta për bizneset e vogla e të mesme. Ne e bëjmë të thjeshtë këtë process në mënyrë që si përdoruesi fillestar ashtu edhe ai i avancuar të kenë mundësi të shfrytëzojnë ato c’ka mund të ofrojë interneti. Që prej fillimeve tona ne kemi qënë në një përpjekje të vazhdueshme për të rritur standartet e cilësisë së punës tonë. Qëllimi ynë Balkan Host ka për qëllim të garantojë shërbime cilësore dhe të besueshme për biznesin tuaj. Ashtu sikurse tregon edhe vetë emri, ne përpiqemi të bëjmë eksperiencen e hostimit sa më të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë. Thjeshtësia e shërbimit tonë i jep mundësinë fillestarëve të operojnë me lehtësi ndërsa për ata më të avancuarit shërbimi ynë garanton një ndihmesë të jashtzakonshme. Pavarsisht nivelit të trajnimit tuaj, stafi ynë do të jetë aty për tju ofruar një ndihmë sa më efikase. Prioriteti ynë është dhënia e një shërbimi cilësor dhe të garantuar për të gjithë klientët. Rrjeti ynë Ne fokusohemi në thjeshtëzimin e procedurave të hostimit për të gjithë kategoritë e klientëve, por arritja e këtij synimi për nga ana teknologjike nuk është po aq i thjeshtë. Serverat tanë punojnë me sistemin Unix/Linux dhe vecojnë për nga cilësia e shërbimit që ofrojnë. Të gjitha pajisjet tona mirëmbahen nga rrjeti jonë i të dhënave dhe monitorohen nga sistemet tona të avancuara të alarmit. Ne njoftohemi për ndonjë problem të mundshëm në lidhje me pajisjet brenda pak sekondave dhe të ofrojmë një zgjidhje sa më të shpejtë. Në këte mënyrë ne jemi të sigurt në zgjidhjen e 99.9% të problemeve.
|
Cpanel Login
Webmail
Features




